Lidhje

Senati amerikan miratoi me shumicë dërmuese votash sanksione të reja kundër - 2003-11-12


Senati amerikan miratoi me shumicë dërmuese votash sanksione të reja kundër Sirisë në përpjekje për t’i bërë trysni Damaskut që t’i japë fund mbështetjes së terrorizmit dhe përpjekjeve të tij për të zotëruar armë të shkatërrimit në masë.

Senati votoi dje me 89 vota pro dhe 4 kundër për të miratuar projekt-ligjin, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësusve muajin e kaluar.

Presidenti Bush e ka kundërshtuar një projekt-ligj të tillë për një kohë të gjatë, por kohët e fundit Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se presidenti mund ta nënshkruajë ligjin.

Projekt-ligji shton sanksionet kundër Sirisë deri sa qeveria amerikane të verifikojë se Damasku ka ndaluar mbështetjen e terrorizmit, i ka dhënë fund pushtimit ushtarak të Libanit, ka ndaluar përpjekjet për të prodhuar ose zotëruar armë të shkatërrimit në masë si dhe ka ndalur hyrjen e terroristëve e të armëve në Irak.

Senatori Richard Lugar nga shteti Indiana, është kryetar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë.

“E mbështes këtë projekt-ligj, i cili bazohet në paramendimin se ndryshimi i qëndrimit të Sirisë kërkon një përgjigje të ashpër.”

Projekt-ligji i miratuar nga senati është i ngjashëm me atë që u miratua nga Dhoma e Përfaqësusve, përveç se i jep presidentit më shumë kompetenca që t’i heqë sanksionet në se ai mendon se ato nuk janë në interesat e sigurimit kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Dhoma e Përfaqësusve duhet të miratojë ndryshimet para se projekt-ligji t’i dërgohet presidentit për ta firmosur.

//ze//

XS
SM
MD
LG