Lidhje

SHBA dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord të marrin pjesë në një raund tjetër bisedimesh - 2003-11-12


E përditshmja japoneze Asahi Shimbun shkruan se një raund tjetër bisedimesh shumë palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut po planifikohet për muajin e ardhshëm në Pekin.

Asahi Shimbun shkruante në numrin e saj të sotëm se bisedimet 6-palëshe mbi çështjen bërthamore do të zhvillohen nga 10 deri më 13 dhjetori. Sipas gazetës, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord në parim që të marrin pjesë në raundin e ri të bisedimeve.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga vendet pjesëmarrëse në bisedimet e gushtit. Por Kina, vendi që organizoi bisedimet, është angazhuar në bisedime intensive për të planifikuar një raund tjetër. Nuk u arrit përparim në raundin e parë të bisedimeve në Pekin me pjesëmarrjen e Kinës, Shteteve të Bashkuara, dy Koreve, Japonisë dhe Rusisë.

Agjencia japoneze e lajmeve Kjodo bëri të ditur se Koreja e Veriut po përgatitet të pranojë bisedimet e reja në se përmbushen disa kushte. Kjodo nuk tha se për ç’kushte bëhet fjalë, por Penjani ka kërkuar garanci sigurimi nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Bush ka ofruar t’i japë me shkrim Koresë së Veriut sigurime në shkëmbim të shkatërrimit të programit të saj të armëve bërthamore.

//ze//

XS
SM
MD
LG