Lidhje

Programi komjuterik i shahut sfidon Kasparovin - 2003-11-12


Lojtari më i mirë i shahut në botë po përballet me sfidën e teknologjisë së lartë. Ai po luan tani lojën e shpikur më shumë se një shekull më parë, kundër një kompjuteri me lëvizje të aktivizuar me zë.

Lojtari rus i shahut është gati të konkurojë me programin komjuterik të quajtur X3D Fritz. Ndeshja me katër faza filloi dje dhe do të vazhdojë në datat 13, 16, 18 në New York. Loja mund të ndiqet në faqen e internetitit të financuar nga kompania X3D Technologies.

Në lojën e njeriut kundër makinës, fusha virtuale e shahut do të jetë e varur në mur. Kaparov do të përdorë syze 3 dimensionale, do të aktivizojë gurët përmes zërit dhe do të përdorë një mekanizëm për të rotulluar fushën virtuale të shahut. 40 vjeçari Kasparov konsiderohet kampion absolut në lojën e shahut. Ai tha se loja me kompjuterin e ndihmon të stërvisë trurin.

Edhe në se humbet, Kasparov do të fitojë 150 mijë dollarë për ndeshjet. Në se fiton, shuma do të jetë 200 mijë.

//rd//

XS
SM
MD
LG