Lidhje

Të rejat nga Hollivudi dhe sporti - 2003-11-13


Një futbollist lë pas yjet e muzikës në ndarjen e cmimeve të dhëna nga spektatorët e një kanali televiziv muzikor. Dhe për habinë e të gjithëve, David Beckham është emëruar para pak ditësh ikona më e madhe e kulturës pop, duke lenë pas yjet e muzikes, Madona dhe Elvis Priesley.

Ylli i futbollit triumfoi në një anketë të kanalit televiziv muzikor VH1, duke fituar voten e mijëra tifozëve. Edhe gruaja e futbollistit te Realit te Madridit, Victoria, u rendit 31 vende më pas Beckhamit për rolin e saj në grupin Spice Girls. Kurse Madona zuri vendin e dytë ndërkohë që Elvis u rëndit në të tretin dhe Beatles në të katërtin. Nje figurë tjeter fituese ishte edhe princesha Diana, e cila u radhit në vendin e pestë. Grupi ABBA zuri vedin e tetë, kurse Michael Jackson u rendit i 14-ti, në listën prej 100 fituesish. Çdo vit kanali televiziv muzikor VH1 organizon anketa ku shpall 100 fitues të fushave të ndryshme të perzgjedhur nga publiku.

Robert Downey Jr. mesa duket është gati te ecë në altar me producenten e filmit Gothika. Aktori problematik, thotë se regjisorja po e ndihmon atë të largohet nga perdorimi i drogës dhe alkolit.

Catherine Zeta Jones po perballet përsëri me shtypin sensacional. Kësaj rradhe lidhur me nje shkrim se ajo ka humbur peshë me dieten Atkins. Ajo pohon se revista nuk tregon të vërteten dhe i ka derguar leter paralajmëruese gazetave.

Nderkohe, Christina Aguilera i ka anulluar dy koncertet e saj të fundit në turneun britanik. Ajo u ka kerkuar ndjesë dashamirësve te saj se ndihet e sëmurë dhe se mjeku i ka rekomanduar pushim.

Dhe për pak momente le të kalojmë nga arti tek bota e sportit. Spanja dhe pikërisht, Galicia vendi i ndotjeve të nënorit të kaluar do të bëhet mikpritësja e kampionatit të garave me barka me vela dhe motor të quajtur, The Volvo Ocean race. Gara oqeanike sponsorizohet kryesisht nga firma VOLVO dhe fillon në nëntor të 2005-sës me itenerar rreth e përqark botës. Garat e mahnitshme dhe të një lloji ekstrem shikohen nga 800 milion spektatorë, duke e vënë këtë lloj sporti në dhjetëshën kryesore të sporteve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG