Lidhje

BE diskuton sigurinë në Irak dhe programin bërthamor të Iranit - 2003-11-17


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian përshëndeten hapat drejt vendosjes së vetëqeverisjes në Irak dhe atë që ata e cilësuan si qendrim të hapur që Irani ka mbajtur në lidhje me programin e tij bërthamor.

Ditën e parë të takimit të tyre dyditësh në Bruksel, ministrat e jashtëm shprehën kënaqësi rreth planit për të kaluar pushtetin nga koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara në duart e një qeverie sovrane irakiane brenda muajit qershor. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, vlerësoi lart Iranin për atë që ai e cilësoi si qendrim të sinqetë në marrëdhëniet e tij me komunitetin ndërkombëtar rreth programit të tij bërthamor. Ai i bëri thirrje Iranit të zbatojë një marrëveshje që Teherani arriti muajin e kaluar me ministrat e jashtëm të tre vendeve të Bashkimit Evropian për të pezulluar programin për pasurimin e uranuimit dhe për të lejuar inspektimet pa paralajmërim të objekteve të tij bërthamore.

//rd//

XS
SM
MD
LG