Lidhje

Presidenti Bush në Britani; Sot ai mban fjalim për publikun britanik - 2003-11-18


Ndërsa në rrugët e Londrës do të mblidhen demonstrues kundër luftës, Presidenti Bush do të shpjegojë se përse ai vendosi të përdorte forcën për përmbysjen e udhëheqësit irakian, Sadam Husein.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohet se presidenti do ta trajtojë këtë çështje në përgjithësi - në rrafshin filozofik. Ky zyrtar thotë se presidenti do të shprehë idenë që nganjëherë është e nevojshme të përdoret forca, kur demokracia dhe mjetet e tjera dështojnë.

Zoti Bush do ta shfrytëzojë rastin për të folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve për t’u dhënë zgjidhje problemeve e për të nxitur demokracinë. Zyrtari thotë gjithashtu se presidenti do ta fillojë dhe përfundojë fjalimin me komente mbi lidhjet e veçanta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Presidenti do ta mbajë këtë fjalim para një publiku të zgjedhur në Londër dhe jo para parlamentit britanik. Fjalimin presidenti e mban në ditën e parë të vizitës së tij shtetrore në Britani, e cila u planifikua disa muaj para ndërhyrjes ushtarake në Irak.

//ze//

XS
SM
MD
LG