Lidhje

Muri izraelit mund të dëmtojë bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme - 2003-11-19


Presidenti Bush tha se ndërtimi i murit izraelit përreth Bregut Perëndimor mund të dëmtojë bisedimet përfundimtare për një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme.

Në një fjalim që mbajti sot në Britani, Presidenti Bush kritikoi përsëri murin sigurisë, të cilin zyrtarë izraelitë thonë se po e ndërtojnë për të parandaluar sulmet e ekstremistëve palestinezë kundër objekteve në Irzael. Ai i bëri thirrje Izraelit të pezullojë ndërtimin e vendbanimeve hebraike, të shëmbë vendbanimet e paautorizuara dhe t’i japë fund poshtrimit të përditshëm të popullit palestinez. Shtetet e Bashkuara mbështesin planin e ri të paqes që parashikon krijimin e një shteti palestinez brenda vitit 2005.

Presidenti Bush tha se palestinezët duhet t’i japin dund mbështetjes për udhëheqës të lidhur me korrupsionin dhe terrorizmin dhe të ndërmarrin hapa paqesor për ndërtimin e demokracisë. Presidenti u bëri thirrje edhe udhëheqësve evropianë të tërheqin mbështetjen për çdo udhëheqës palestinez që nuk u shërben interesave të popullit të tij. Ai u kërkoi atyre të mbajnë një qendrim të vendosur kundër anti-semitizmit, për të cili ai tha se helmon debatin mbi të ardhmen e Lindjes së Mesme. //rd//

XS
SM
MD
LG