Lidhje

40 vjet nga vrasja e presidentit John F. Kennedy - 2003-11-20


Nganjëherë, historia duket se merr kthesë nga një moment i vetëm. Vrasja e presidentit Kenendy tronditi jo vetëm Amerikën, por mbarë botën. John Kennedy ishte presidenti më i ri amerikan dhe simbol i progresit, në fillim të viteve ’60. Ai do të mbetet në histori për përpjekjet për zhdukjen e diskriminimit racial, për zgjidhjen me zgjuarsi të krizës së Kubës, duke evituar rrezikun e një lufte bërthamore, për kontributin e tij në zhvillimin e një programi afatgjatë të hapësirës, duke caktuar afatin për dërgimin e njeriut të parë në Hënë.

Gail dhe Bill Newman kujtojnë atë pasdite, 40 vjet më parë, e cila ndryshoi jetën e tyre, kur në rrugët e Dallasit u vra presidenti Kennedy. "Atë ditë mësuam se sa të prekshëm jemi dhe se cilitdo, dikur mund t’i ndodhë diçka, edhe vetë presidentit të Shteteve të Bashkuara".

Çifti Newman është dëshmitar i historisë. Ata e panë me sytë e tyre vrasjen e presidentit. Më kujtohet zhurma e pushkës. Pashë gjakun që doli nga koka e presidentit, i cili ra mbi prehërin e zonjës Kenedi, thirrjet e saj: ”O zot, vranë Xhekun”. Unë u ktheva nga ime shoqe dhe i thashë: Gail, shtrihu në tokë. U shtrimë barkas në bar, duke mbuluar me trupat tona të dy fëmijët, kujton Njumën.

Makina e presidentit nxitoi në autostradën Stemmons, për në spitalin Parklend, ku thirrën me urgjencë kirurgun McCelland, për të operuar presidentin. Kur hyra unë, turma më hapi rrugën dhe pashë zonjën Kenedi, e cila qëndronte e ulur. Për pak sa nuk më ra të fikët, kur e pashë... Doktor McCelland me ekipin e mjekëve bënë përpjekje të pashpresa për t’i shpëtuar jetën presidentit.

Zonja Kenedi hynte dhe dilte nga dhoma. Askush nuk u çudit kur dikush tha se jeta e presidentit nuk mundi të shpëtohej,- kujton mjeku. Presidenti i ri, Lindon Johnson e bëri betimin në avion gjatë kthimit në Uashington. Ishte avioni presidencial ku ndodhej edhe trupi i presidentit të vrarë. Në avion ishte edhe Jack Valenti, në atë kohë njeri i besuar i presidentit Johnson.

"Presidenti Johnson e pyeti zonjën Kenedi, në se donte të qëndronte pranë tij, kur të bënte betimin dhe ajo mori pjesë në ceremoni. Gjatë gjithë kohës, sytë i mbante poshtë. Gjithmonë kam menduar se ç’do të thotë fraza ”ngrirje magjepsëse”. Nuk e dija se ç’do të thoshte kjo, por e pashë me sytë e mi atë ditë, sepse në atë gjendje ishte zonja Kenedi . Atë ditë të gjithë duket sikur ishin zhytur në një dëshpërim të thellë".

Një burrë i quajtur Lee Harvey Oswald, ishte personi i dyshuar, i cili u arrestua, nën akuzat se kishte vrarë presidentin, duke qëlluar nga një ndërtesë. Historiani Darwin Payne ishte gazetar ditën e vrasjes. Ishte një reagim me tmerr. Thuaje të gjithë njerëzit ishin të gjendje shoku, tregon Payne.

Të nesërmen, zoti Payne e ndoqi rrjedhën e ngjarjeve, si reporter. Ai shkoi në shtëpinë ku Oswaldi kishte një dhomë me qira.

Vrasja e presidentit Kenedi shkaktoi spekullime që vazhdojnë edhe sot, lidhur me rrethanat e ngjarjes. "E gjithë kjo histori tregon se si një individ, një i ri që ka hyrë në rrugë të gabuar, si Lee Harvey Oswald, mund të vriste vetë presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ky ishte përfundimi i çuditshëm në të cilin arriti Komisioni i posaçëm, megjithëse njerëzit më me mend kanë arritur në përfundimin se Oswaldi veproi i vetëm. Unë mendoj se nuk kishte njerëz të tjerë prapa tij, por shumica e njerëzve nuk mendojnë kështu", - thotë gazetari Payne.

Për të paktën 20 vjet pas vrasjes së presidentit Kenedi, qytetin e Dallasit e mbuloi turpi. Gary Mack është Drejtor i i katit të 6-të të Muzeut të Dallasit, nga ku 40 vjet më parë u krye vrasja e presidentit.

Shumë banorëve të Dallasit u vjen keq për atë që ndodhi atë ditë nëntori, atyre u vjen rëndë që fajësohet qyteti i tyre, ndërkohë që për këtë duhet fajësuar vrasësi...

Në sheshin Dealey Plaza, ku ndodhi vrasja e presidentit, vijnë qindra mijëra vizitorë.

Presidenti Kenedi kishte bërë për vete një numër të madh njerëzish, ngaqë ai ishte një udhëheqës i ri dhe tepër i gjallë. Ai ishte i mençur dhe simpatik dhe u pëlqente së tepërmi njerëzve Me presidentin Kenedi ne e shihnim të ardhmen me optimizëm dhe atë ditë na u duk sikur dikush na rrëmbeu të ardhmen, -thotë Payne. Me vrasjen e presidentit Kenendi, u duk sikur amerikanët humbën shpresën për të ardhmen. Ende sot, pas 40 vjetësh, nuk dihet e vërteta e vrasjes së Presidentit John Kennedy atë ditë nëntori të vitit 1963.

//rd//

XS
SM
MD
LG