Lidhje

Një çmim Pulitzer i vitit 1931 ngjall debate në ditët e sotme - 2003-11-21


Kohët e fundit janë ndezur debatet rreth çmimit prestigjioz Pulitzer që i është dhënë një gazetari, i cili akuzohet për qëndrim tendencioz gjatë mbulimit të ngjarjeve në ish-Bashkimin Sovjetik në fillim të viteve të viteve 1930, duke mospërfillur urinë në shkallë të gjerë, që shkaktoi vdekjen e miliona ukrainasve.

Një numër rritje pjesëtarësh të komunitetit ukrainas në Nju Jork po bëjnë thirrje që këtij gazetari t’i hiqet Çmimi Pulitzer.

Walter Duranty u nderua me çmimin Pulitzer në vitin 1932, për disa shkrime të shkurtëra të vitit 1931, kur shërbente se korrespondent i gazetës New York Times në Moskë, ku mbulonte planin 5 vjeçar të Joseph Stalinit për industrializimin e Bashkimit Sovjetik.

Zoti Duranty, i cili vdiq në vitin 1957, ka shruar shpesh artikuj që mbështesnin regjimin e Stalinit.

Kritikët thonë gjithashtu se ai ishte i lidhur me qarqet politike dhe bëri një jetë luksoze gjatë 12 vjetëve që qëndroi në Moskë. Zoti Duranty është subjekti i një libri biografik të vitit 1990, i titulluar Apologjeti i Stalinit.

Një numër në rritje ukraino-amerikanësh kërkojnë që Bordi i Çmimit Pulitzer të tërheqë çmimin që i është dhënë zotit Duranty. Zoti Duranty mohoi epideminë e zisë së bukës në Bashkimin Sovjetik në vitin 1932, që thuhet se ka shkaktuar vdekjen e afro 10 milionë ukrainasve.

Tamara Olexy, përfaqësuese e Komitetit të Kongresit Ukrainas të Amerikës, thotë se organizata e saj kërkon që çmimit Pulitzer me të cilin është nderuar zoti Duranty të hiqet tani, pasi këtë vit sështë 70 vjetori i epidemisë së urisë në ish Bashkimin Sovjetik. “Të gjithë anëtarët e komitetit mbështesin heqjen e çmimit për arsye se zia e bukës nuk është vetëm çështje poltike, por ajo është një çështje humanitare që preku një të katërtën e popullsisë së Ukrainës në vitet 1930”, thotë zonja Olexy.

Në përgjigje të numrit rritje të telefonatave dhe letrave nga komuniteti ukrainas, gazeta New York Times caktoi një profesor të historisë ruse, për të shqyrtuar veprimtarinë e zotit Duranty. Profesori Mark Von Hagen i Univeristetit Columbia thotë se artikujt e zotit Duranty nuk ishin të balancuar, nuk ishin të natyrës kritike dhe shpeshherë shërbenin si përcjellës të propagandës staliniste.

Megjithëse në raportin e tij, profesori Von Hagen nuk u bëri rekomandime New York Timesit apo Bordit të Çmimit Pulitzer, ai mbështet idenë e heqjes së çmimit.

“Mendoj se duke marrë parasysh ato që kam lexuar dhe faktin që Çmimi Pulitzer jepet për merita të shquara në fushën e gazatarisë, në këtë rast është bërë gabim dhe se çmimi duhet hequr”, thotë ai .

Bordi i Çmimit Pulitzer nuk e ka hequr asnjëherë Çmimin Pulitzer.

Bordi prej 18 anëtarësh do të mbajë këto ditë takimin e tij të rregullt, por kryetari i Bordit, Sig Gissler nuk pranoi të spekulonte se çfarë vendimi do të merrej apo nëse do të merrej ndonjë masë në lidhje me zoti Duranty.

Zoti Gissler tha në qershor se zoti Duranty u nderua me çmimin për disa artikuj që ai botoi në vitin 1931, një vit para epidemisë së urisë.

Por Askold Lozynski, kryetar i Kongresit Botëror Ukrainas, thotë se nuk ka rëndësi nëse raportimi në fjalë nuk është posaçërisht për urinë, për arsye se ndikimet e raportimeve të zotit Duranty vazhdojnë. “Çmimi Pulitzer iu dha Walter Durantit për mbulimin e ngjarjeve në Bashkimin Sovjetik dhe politikat e Stalinit. Këto politika çuan në epideminë e thellë të urisë të viteve 1931-33, një ngjarje e temrrshme përsa u përket përmasave dhe metodologjisë”.

Në vitin 1990, Bordi i Çmimit Pulitzer mori në shqyrtim kërkesat për t’i hequr çmimin zotit Duranty dhe vendosi njëzëri kundër tyre. Por këtë herë, trysnia është më e madhe, kryesisht falë dokumenteve të kohëve të fundit lidhur me viktimat e urisë dhe lidhjet e ngushta të zotit Durantly me zyrtarët sovjetikë.//kk//

XS
SM
MD
LG