Lidhje

Mbreti i muzikës pop nën akuza - 2003-11-21


Michael Jackson është bërë përsëri objekt i ligjit dhe natyrisht mediave. Rasti i fundit ka të bëjë me akuza për abuzimim seksual me te mitur. Dhjetë vjet më parë Jakson u vu perballë akuzave të ngjashme por ai e zgjidhi problemin duke bërë marrëveshje me familjen e djalit te mitur që e akuzonte. Sipas njoftimeve, Michael i pagoi familjes se djalit nje shumë prej miliona dollaresh.

Michael Jackson arriti të enjten me një aeroplan privat në Santa Barbara të Kalifornisë. Sipas rregullave atij iu vunë prangat dhe u dërgua tek zyra e sherifit nën dyshimet për abuzim seksual me të mitur.

Pas më pak se një ore, Jakson u lirua nga arresti, me kusht pagesën prej 3 milion dollarësh. Këngëtari 45 vjeçar u largua nga burgu i Santa Barbaras, për t’u kthyer në gjykatën e këtij qyteti më 9 janar.

Avokati i Jakson tha për gazetarët se klienti i tij u kthye në Santa Barbara për tu përballur me akuzat ndaj tij. Ai tha se Jakson e kishte autorizuar atë të thoshte se akuzat ishin kategorikisht të pavërteta.

Autoritetet thonë se Jakson dorëzoi pasaportën, dhe u largua për në Nevada me një aeroplan privat, ku edhe po xhiron një video klip. Në një deklaratë për shtypin, familja e Jakson-it i dënon akuzat duke i quajtur ato gënjeshtra dhe shpreh mbështetje të plotë për këngëtarin. 45 vjeçari, Michael Jakson, mund të dënohet me 3 deri 8 vjet burg nëse shpallet fajtor.

John Travolta nderohet me çmimin Stella

Emigrantët hebrenj që erdhën në Amerikën e hershme sollën me vete dhe kulturën dhe artin. Bija e një emigranti është edhe Stella Adler, një nga themelueset e organizatës, Group Theater, që konsiderohet si një nga insitucionet më prestigjoze të interpretimit teatral në Amerikë. Këtë vit, ky instuticion nderoi me çmimin Stella yllin e kinemase, aktorin John Travolta.

Të hënën në New York studioja Stella nderoi me çmimin më të mirë për aktorët, yllin e kinemasë dhe televizionit John Travolta për arritje të larta artistike dhe interpretim. Edhe pse larg, Steven Spielberg, e solli veten mes miqsh përmes lidhjeve satelitore. Ai u nderua për kontributin e tij tek kultura amerikane. Drejtuesi i programit ishte aktori legjendar, Marlon Brando, ish student i këtij instuticioni artistik.

Shkurt nga bota e artit

Pamela Anderson i është bashkuar numrit të madh të artistëve që prodhojnë veshje të firmës së tyre. Bukuroshja kanadeze do të paraqesë linjën e re të quajtur ”Koleksioni Pamela” në muajin shkurt. Anderson luan gjithashtu edhe rolin e stilistet për linjën e vjeshjeve.

Ylli i muzikës rock, Meat Loaf, u shtrua në një spital të Londrës të hënën. Këngëtari fitues i çmimit Grammy, humbi ndnjenjat dhe u rrëzua gjatë një koncerti. Doktorët thonë se Meat Loaf vuante nga nje infeksion i brendëshëm që shkaktoi edhe rrëzimin e tij në sallën e koncertit.

Robert Englund, aktori qe luan Freddy Krueger, në filmin ”Nightmare on Elm Street”, thuhet se ka dale nga spitali ku gjendej në Georgia. Sipas njoftimeve Englund kishte dhimbje gjate xhirimeve të pandërprera për fimin ”2001 maniakët”. Diagnoza e aktorit nuk është bërë e ditur për shtypin.

Michael Douglas do të nderohet me çmimin Cecil B. Demille, vitin që vjen gjatë ndarjes së çmimeve të globit të artë. Ai nderohet për karrierën e tij si aktor dhe producent. Babai tij, Kirk Douglas e fitoi këtë çmim në 1968-tën.

Emri i princeshës së muzikës pop është çimentuar me yllin në trotuarin e famës në Hollywood. Britney Spears në një moshë tepër të re është nderuar në Hollywood Walk of Fame. Një vajzë nga shteti Louisana, e filloi karrierën në moshë të mitur në një program televiziv për fëmijë. Në 1999, Britney u bë e famshme në tërë botën me këngën hit, ”Baby one more time”, album i cili shiti më shumë se 10 milion kopje në tëtë botën. Suksesi i saj vetëm sa do të shihte ngritje. Pavarësisht se nuk pati sukse në fushën e filmit, muzika e ka vënë atë në faqet e para të revistave të njohura si Rolling Stones, Cosmopolitan dhe Esquire. Suksesin e saj, ajo e ka përdorur për të ndihmuar të tjerët. Përmes një fondacioni ajo ndihmon fëmijët e interesuar për artet.//kk//

XS
SM
MD
LG