Lidhje

Amerika kujton presidentin Kennedy - 2003-11-22


Sot në Shtetet e Bashkuara po përkujtohet 40 vjetori i vrasjes së presidentit John Fitzgerald Kennedy.

Presidenti Kennedy u vra ndërsa përshkonte në një makinë të hapur rrugët e Dallasit të Teksasit, gjatë një vizite atje për fushatën presidenciale për rizgjedhje në vitin 1963.

Vdekja e tij në moshën 46 vjeçare tronditi Amerikën dhe gjithë botën.

Presidenca e tij mbahet mend për idealizmin që përcillte tek të rinjtë amerikanë dhe punën në shërbimin të publikut. Është e famshme shprehja e presidentit Kennedy në fjalimin e tij kur mori detyrën në vitin 1961: “Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por çfarë mund të bësh ti për vendin”.

Duke nderuar sot kujtimin e zotit Kennedy, Presidenti Bush tha se Presidenti Kennedy “i mirëpriste përgjegjësitë e mëdha dhe kishte aftësinë të zgjonte idealizmin dhe ndjenjën e detyrës tek të tjerët.” Presidenti Bush tha se kujtimet e zotit Kennedy ende ngjallin krenari tek amerikanët dhe edhe sot e kësaj dite ata kanë një ndjesi humbjeje që nuk është zhdukur me kalimin e viteve.

Në Dallas ku u vra presidenti Kennedy, nuk do të mbahet ceremoni zyrtare për nder të tij. Familja Kennedy ka thënë se parapëlqen ta kujtojë presidentin në ditëlindjen e tij dhe jo në ditën e vdekjes. //kk//

XS
SM
MD
LG