Lidhje

Një kompani farmaceutike ndihmon për zhdukjen e trakomës - 2003-11-22


Kompania farmaceutike Pfizer thotë se do të japë barna të mjaftueshme falas për të kuruar rreth 90 për qind të njerëzve me trakoma. Ky infeksion i syrit është shkaku kryesor i verbërisë së parandalueshme. Rreth 150 milionë njerëz vuajnë nga trakoma. Shumë prej tyre jetojnë në vendet në zhvillim.

Kompania Pfizer tha në New York se do të shpërndajë 135 milionë doza kure Zithromax gjatë pesë viteve të ardhshme. Pfizer e shpiku këtë antibiotik dhe ruan të drejtën e liçencës deri në vitin 2006. Më pas, kompani të tjera mund të prodhojnë variantet e tyre. Një dozë Zithromaxi në vit mund të parandalojë përparimin e infeksionit të trakomës.

Dhurimi që po bën Pfizer do të ndihmojë Organizatën Botërore të Shëndetësisë në qëllimin e saj për ta zhdukur trakomën deri në vitin 2020. Joseph Cook drejton Nismën Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Trakomën. Ai thotë se suksesi i pesë viteve të fundit provon se ky synim është i realizueshëm.

Që nga viti 1999, Pfizer ka dhënë 8 milionë doza Zithromaxi për fushatën e Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Nëntë vendet në program janë Etiopia, Ghana, Mali, Maroku, Nepali, Nigeri, Sudani, Tanzania dhe Vietnami. Zyrtarët e nismës thonë se të paktën edhe 10 vende të tjera do të përfshihen në program. Gazeta Washington Post ka njoftuar se Senegali dhe Mauritania janë vendet e para që do të shtohen.

Antibiotikët nuk janë mënyra e vetme për të luftuar trakomën. Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet një program të quajtur “SAFE Strategy”, që parashikon ndërhyrjen kirurgjike për rastet më kritike, antibiotikët si Zithromax, larjen e fytyrës për të mos lejuar përhapjen e infeksionit dhe ndryshimet e klimës. Kjo e fundit ka të bëjë me përdorimin e ujit të pastër dhe kushte më të mira jetese.

Trakoma fillon si infeksion bakterial brenda qepallave të sipërme të syve. Duart, rrobat, ose insektet që kanë rënë në kontakt me lëngje nga sytë, ose hunda e personi të infektuar mund ta shpërndajnë infeksionin. Fëmijët dhe gratë janë më të rrezikuarit, dhe këto të fundit shpesh sepse janë më shumë me fëmijët. Trakoma ka shkaktuar verbërinë tek 6 milion njerëz. //kk//

XS
SM
MD
LG