Lidhje

Presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevarnaxe jep dorëheqjen - 2003-11-22


Presidenti i Gjeorgjisë, Eduard Shevarnaxe, dha dorëheqjen i ndodhur përballë trysnisë në rritje lidhur me zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën në fillim të muajit, duke thënë se do të shkojë në shtëpi.

Duke folur në televizionin kombëtar, zoti Shevarnaxe konfirmoi se kishte dhënë horëheqjen si kryetar i ish republikës sovjetike. Kur u pyet se kush do të ishte presidenti i ardhshëm, ai tha se kjo nuk ishte më puna e tij.

Opozita ka emëruar kryetarenm e parlamentit Nino Burdzhanaxe si kryetare e përkohshme e shtetit. Udhëheqësit e opozitës e kishin emëruar atë presidenti të përkohshme para njoftimit për dorëheqje të zotit Shevarnaxe. Ata thanë se zgjedhjet do të mbahen brënda 45 ditësh.

Dorëheqja e presidentit Shevarnaxe pasoi një ditë bisedimesh intensive me opozitën politike të Gjeorgjisë, të ndërmjetësuara nga ministri i Jashtëm i Rusisë Igor Ivanov.

Fishekzjarret shpërthyen në qiellin e kryeqytetit Tbilisi, ndërkohë që doli fjala për dorëheqjen e presidentit. Mijëra demonstrues të opozitës kanë marrshuar nëpër rrugë për më shumë se 3 javë në kuadër të përpjekjeve të tyre për ta detyruar zotin Shevarnaxe të jepte dorëheqjen.

Udhëheqësi i opozitës Mikhail Saakashvili tha se ish presidenti nuk do të ndiqet penalisht për ndonjë krim. Ai shtoi se opozita nuk donte gjë tjetër veç kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore.

Po sot më parë, zoti Shevarnadze u përul para kërkesave të opozitës dhe tha se ishte i gatshëm të merrte në konsideratë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme presidenciale, nëse demonstruesit largohen nga ndërtesat qeveritare që kishin marrë nën kontroll.

Por zoti Saakashvili tha se ishte tepër vonë për bisedime dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që të marshonin drejt rezidencës së presidentit. Por më vonë ai e shtyu marshimin duke thënë se donte t’i jepte më shumë kohë zotit Shevarnadze që të jepte vetë dorëheqjen.

//ze//

XS
SM
MD
LG