Lidhje

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për arritjen e paqes midis izraelitëve dhe fqinjëve të tyre palestinezë - 2003-11-23


Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për arritjen e paqes midis izraelitëve dhe fqinjëve të tyre palestinezë. Shtetet e Bashkuara kërkojnë të krijojnë një shtet funksional dhe të pavarur për popullin palestinez. Palestinezët, tha presidenti George W. Bush janë tradhtuar nga të tjerët për një kohë shumë të gjatë, kurse Izraeli, tha ai “ka jetuar nën hijen e vdekjes për një kohë shumë të gjatë. Ky vend meriton siguri dhe njohje.” “Duhet të shqyrtojmë thelbin e kësaj çështjeje, tha Presidenti Bush, që është nevoja për një demokraci të qëndrueshme palestineze.

“Paqja nuk do të arrihet nga sunduesit palestinezë, të cilët kërcënojnë opoziten, tolerojnë dhe përfitojnë nga korrupcioni dhe ruajnë lidhje me grupe terroriste. Këto janë metodat e elitës së vjetër, e cila vazhdimisht i ka vënë interesat e veta personale mbi interesat e popullit, të cilit pretendon se i sherben. Populli i shumë vuajtur palestinwez meriton një shërbim më të mirë.” Ata që do të udhëheqin shtetin e ri palestinez duhet të përdorin mjete paqesore për të respektuar të drejtat e popullit dhe për të krijuar një shtet të qëndrueshem. Por, shtoi Presidenti Bush, nuk janë vetëm palestinezët ata që duhet të bëjnë ndyshime. “Izraeli duhet të ndalojë ndërtimin e vend-banimeve hebraike në tokat palestineze, të heq postblloqet e pa-autorizuara, t’i janë fund poshtërimit të përditshëm të popullit palestinez dhe të mos rrezikojë bisedimet përfundimtare me ngritjen e mureve dhe gardheve. Shtetet arabe duhet t’u japin fund nxitjes së ndjenjave negative në mediat e tyre, të ndërpresin fondet publike dhe private për terrorizmin dhe të vendosin marrëdhënje normale me Izraelin. Udhëheqësit Evropian duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj çdo sunduesi palestinez, i cili nuk mbron interesat e popullit dhe kauzen palestineze. Udhëheqësit e Evropës si dhe të gjithë udhëheqësit e tjerë duhet të kundërshtojnë fuqimisht anti-semitizmin, i cili helmon debatët publike lidhur me të ardhmen e Lindjes së Mesme.” Presidenti George W. Bush tha se edhe pas dështimeve dhe zhgënjimeve të muajve të fundit “me vullnet të mirë dhe përpjekje të mëdha mund të krijohet një shtet palestinez dhe një Izrael i sigurtë.” //ss//

XS
SM
MD
LG