Lidhje

Ereli: Ndjenjat helmuese anti semite nuk kanë vend në botën e qytetëruar - 2003-11-25


Më 15 tetor, terroristë sulmesh vetëvrasëse shpërthyen lëndë plasëse kundër dy sinagogave në Stamboll. Sulmet shkaktuan vdekjen e 25 vetave, myslimanë dhe hebrenjë. Në të njëjtën ditë, ndërtesa e një shkolle hebraike në afërsi të Parisit u shkatërrua nga zjarri i vënë qëllimisht.

Veprime të tilla mizore marrin hov nga nxitja e dhunës kundër hebrenjëve që është bërë përsëri dukuri e zakonshme në Lindjen e Mesme, Evropë dhe në disa pjesë të tjera të botës. Nga shembujt më mizor të kësaj nxitjeje është një serial dramatik që po shfaqet nga stacioni televiziv Al-Manar i grupit terrorist Hezbollah me bazë në Liban. I titulluar Al-Shatat ose Diaspora, seriali 30 pjesësh është xhiruar në Siri dhe po transmetohet me satelit për Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan i Shtetit, Adam Ereli, përmendi një skenë të tmerrshme të kohëve të fundit të serialit. Aty paraqitet vrasja e rreme e një djali të krishterë si pjesë e kremtimeve me rastin e Pashkëve hebraike. Kjo, siç e bëri të qartë zoti Erelei, është shpifja famëkeqe e gjakut kundër hebrenjëve. “Kjo është një shfaqje shpifëse nga ana e statcionit Al-Manar, rrjeti televiziv i brendshëm dhe satelitor i Hezbollahut. Kjo është e urryeshme dhe meriton dënimin më të fortë. Një ndjenjë e tillë helmuese anti semite nuk ka vend në botën e qytetëruar”, tha zëdhënësi Ereli.

Seriali i Hezbollahut i ngjan atij që u trensmetua vitin e kaluar nga stacione televizive në Egjipt dhe vende të tjera. Ai ishte titulluar Kalorësi pa Kalë. Tema absurde në të dy dramat është se hebrenjtë kanë komplotuar përej kohësh për të sunduar botën. Dhe në të dyja rastet, përkrahësit e këtyre nxitjeve të shëmtuara të urrejtjes caktojnë muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit për t’ia shfaqur ato publikut.

Transmetime të tilla nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen ose të paktëm pa miratimin e qeverive të vendeve të Lindejs së Mesme. Në rastin e serialit Al-Shatat, do të thotë qeveria siriane dhe ajo libaneze. Pyetja që me të vërtetë duhet bërë në këtë rast, është pse këto qeveri jo demokratike kërkojnë të nxisin urrejtjen ndaj hebrenjëve?”//xh//

XS
SM
MD
LG