Lidhje

Myslimanët e gjithë botës festojnë Bajramin - 2003-11-25


Miliona myslimanë në mbarë botën po festojnë Bajramin e madh që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa filloi të hënën në mbrëmje në disa vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Me që fillimi i festës varet nga koha kur klerikët shohin hënën e plotë, për myslimanët në Bangladesh, Indi, Pakistan dhe Irak, festimet tri ditore do të fillojnë nesër.

Në një mesazh për botën myslimane, presidenti Bush tha se Islami është një fe që i frymëzon besimtarët e tij ta jetojnë jetën bazuar në drejtësi, dhimbshuri dhe përgjegjësi personale.

Kjo festë tha presidenti, shënon fundin e muajit të Ramazanit, periudha më e shenjtë e vitit islamik. Bajrami është një kohë për t’iu falur Zotit për bekimin e ripërtëritjes së besimit dhe për të bërë akte bamirësie. Islami, tha presidenti, është një fe që i frymëzon besimtarët e vet që të jetojnë me drejtësi, mëshirë dhe përgjegjësi.

Në ditët e kësaj feje të gëzuar, tha presidenti Bush dua t’i nxis njerëzit e të gjitha feve që të reflektojnë për vlerat tona të përbashkëta: dashurinë për familjen, mirënjohjen ndaj Zotit, përkushtimin për lirinë fetare dhe respektin për përbërjen e larmishme të Amerikës që e bën atë më të fortë.

Duke punuar së bashku për të çuar përpara paqen dhe mirëkuptimin riceprok, ndihmojmë në ndërtimin e një të ardhmeje premtuese dhe me dashuri për të gjithë, përfundon presidenti Bush në mesazhin e tij drejtuar myslimanëve në mbarë botën me rastin e festës së Bajramit. //kk//

XS
SM
MD
LG