Lidhje

Jaser Arafat: kryeministri izraelit, Ariel Sharon, nuk është i interesuar për arritjen e paqes - 2003-11-25


Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, thotë se hollësitë e një plani të njëanëshëm izraelit tregojnë se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, nuk është i interesuar për arritjen e paqes. Zoti Arafat tha dje në një intervistë me agjencinë e lajmeve Rojter se hollësitë e planit, siç janë paraqitur në mjetet e informimit, bien ndesh me planin e ri ndërkombëtar të paqes për Lindejn e Mesme. Sipas njoftimeve të ditës së dielë, Kryeministri Sharon po shqyrton mundësinë e heqjes së disa vendbanimeve hebraike nga territoret palestineze, nëse plani i paqes dështon. Të hënën, zoti Sharon pranoi se po shqyrtonte mundësinë e ndërmarrjes së disa hapave të njëanshme, për të cilat ai nuk dha hollësi, por tha se ato do të ndërmerreshin për të mirën e Izraelit dhe jo si lëshime ndaj palestinezëve. //az//

XS
SM
MD
LG