Lidhje

Agjencia bërthamore e OKB-së miraton rezolutën për Iranin - 2003-11-26


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore miratoi një rezolutë ku dënohen mashtrimet e Iranit në të kaluarën rreth programit të tij bërthamor.

Këshilli i guvernatorëve të agjencisë e miratoi rezolutën gjatë një mbledhjeje që zhvilloi sot në Vjenë. Megjithëse dënonte mashtrimet e Iranit në të kaluarën, rezoluta pranonte se kohët e fundit Teherani është treguar i hapur dhe se muajin e kaluar u premtoi ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që vizituan këtë vend se do të ndalte pasurimin e uraniumit.

Por në rezolutë thuhet se këshilli i guvernatorëve të agjencisë duhet të mblidhet menjëherë për të shqyrtuar të gjitha alternativat, duke përfshirë kalimin e çështjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nëse Irani shkel përsëri Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.//ii

XS
SM
MD
LG