Lidhje

Presidenti Moisiu mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare - 2003-11-26


Presidenti shqiptar Alfred Moisiu mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të vlerësuar gjendjen në vend pas atentateve në Turqi dhe rritjes së alarmit të rrezikut të terrorizimit. Në takimin e sotëm u kërkua që të merren masa për forcimin e sigurisë dhe për parandalimin e akteve të ndryshme që mund ta cënojnë atë.

Pak ditë më parë kryeministri Fatos Nano deklaroi se kërcënimet terroriste janë eminente edhe për Shqipërinë ashtu si dhe për shtetet e tjera të rreshtuara në koalicionin ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit. Ndërsa Zëvendësministri i Rendit, Igli Toska ka njoftuar se ka sinjale të sulmeve të mundshme edhe ndaj Shqipërisë. Sipas autoriteteve policore dy minat me telekomandë të zbuluara fundjavën e shkuar në Shkodër, ishin destinuar të përdoreshin në Tiranë.

Menjëherë pas atentateve në Turqi, policia shqiptare rriti shkallën e gadishmërisë së saj dhe përforcoi kontrollet rreth selive diplomatike, vecanërisht pranë ambasadës amerikane dhe asaj britanike. Masat e sigurisë janë shtuar edhe rreth institucioneve shtetërore dhe në kufijtë e vendit.

//rd//

XS
SM
MD
LG