Lidhje

Sot në SHBA festohet Dita e Falenderimeve - 2003-11-27


Kudo në Shtetet e Bashkuara sot po festohet Dita e Falenderimeve, një traditë amerikane që mbledh familjet dhe miqtë pranë njëri-tjetrit.

Miliona amerikanë, pa marrë parasysh rrugët e gjata, shkojnë për të takuar të afërmit, duke e bërë vigjiljen e festës një nga periudhat me trafikun më të ngarkuar të vitit.

Në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Falenderimeve, Presidenti Bush vlerësonte lart burrat dhe gratë që shërbejnë në ushtrinë amerikane. Ai thoshte se ata po vazhdojnë traditën fisnike të sakrifikimit për ruajtjen e lirive që gëzon vendi dhe mbrojtjen e paqes kudo në botë.

Presidenti Bush po e kalon festën në fermën e tij të Teksasit, nga ku ai do t'i telefonojë një numri ushtarësh, në shenjë falenderimi për shërbimin që ata po kryejnë në Irak.

Ndërkohë, senatorja e Nju Jorkut Hillary Clinton dhe senatori i shtetit Rhode Island, Jack Reed ndodhen në Afganistan për të festuar Ditën e Falenderimeve me trupat amerikane.

Dita e Falenderimeve festohet çdo vit të enjten e fundit të nëntorit. Ajo e ka origjinën në vitin 1621, kur kolonët evropianë dhe indianët vendës organizuan një festë të madhe në shenjë gëzimi për të korrat e mbara.// lk //

XS
SM
MD
LG