Lidhje

Gjeorgji: Saakashvili paralajmëron për masa të ashpëra ndaj përpjekjeve për grusht shteti - 2003-11-27


Në Gjeorgji, kandidati kryesor për president paralajmëroi për veprime të ashpra kundër çdo përpjekjeje për grusht shteti nga ana e elementëve të ushtrisë.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, Mikhail Saakashvili i tha televizionit gjeorgjian se forca të caktuara në ushtri po përgatison ndoshta një grusht shteti për të sjellë në fuqi një juntë ushtarake.

Ai tha se forcat e sigurimit po qendrojnë në gatishmëri por theksoi se shumica dërrmuese e ushtrisë e mbështet opozitën. Zoti Saakashvili luajti një rol kyç në udhëheqjen e protestave të opozitës që e detyruan presidentin Eduard Shevarnaxe të jepte dorëheqjen të dielën e kaluar. Zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen më 4 janar.// lk //

XS
SM
MD
LG