Lidhje

NATO shton masat e sigurisë në Kosovë - 2003-11-28


Në Kosovë, paqeruajtësit e Natos kanë shtuar masat e sigurisë në përgjigje të asaj që zyrtarët e quajtën ”kërcënim konkret” kundër organizatave ndërkombëtare që veprojnë atje.

Zyrtarët nuk kanë dhënë hollësi rreth kërcënimit. Por në një deklaratë thuhet se masat do të mbeten në fuqi deri sa kërcënimi të jetë eliminuar.

Agjencia franceze e lajmeve thotë se Natoja ka ngritur postëblloqe dhe ka vendosur automjete të blinduara nëpër rrugët që çojnë në disa prej misioneve të huaja diplomatike në Prishtinë.

//rd//

XS
SM
MD
LG