Lidhje

Media saudite satirizon aspekte të jetës së vendit - 2003-11-30


Një serial komik i titulluar “Tash Ma Tash” është shndërruar në një prej programeve televizive më popullore në Arabinë Saudite. Titulli përkthehet “Ose e kupton ose jo.” Programi ka tërhequr një numër të madh shikuesish duke satirizuar disa aspekte të jetës në Arabinë Saudite.

Një episod gjysëm ore i kohëve të fundit përqëndrohej në pasojat e ligjeve shumë kufizuese që zbatohen për gratë në Arabinë Saudite. “Tash Ma Tash” tregonte se çfarë ndodh kur një grup grash janë vetëm në shtëpi, ndërkohë që dikush përpiqet të futet për të vjedhur. Gratë thërasin policinë, vënë perçet dhe dalin përjashta. Por kur polici arrin, ai u thotë grave se nuk mund të fillojë hetimet pasi “kryefamiljari mashkull nuk është i pranishëm.”

Pikërisht me këtë satirë të mprehtë, “Tash Ma Tash” po hedh dritë mbi aspektet e jetës në Arabinë Saudite sot. Siç i tha gazetës Nju Jork Taims Fauzijah Abukhalid, një sociolog në Universitetin Mbreti Saudit, “Ky program është dritarja përmes së cilës mund të na shohin njerëzit. Disa nga këto çështje ishin tabu, prandaj fakti që diskutohen dhe kritikohen është shumë i rëndësishëm.”

Por jo të gjithë në Arabinë Saudite janë dakort me këtë mendim. Disa udhëheqës fetarë myslimanë kanë nxjerrë deklarata në të cilat kërkojnë ndërprerjen e transmetimit të programit “Tash Ma Tash.” Për fat të mirë, zyrtarët sauditë nuk janë bindur se seriali komik është i dëmshëm. Kjo është një shenjë e mirë. Ndoshta hapi tjetër do të jetë rishikimi nga zyrtarët i ligjeve që nxisin këtë lloj satire.

Edhe burrat sauditë i konsiderojnë ligje të tilla si barrë. Siç i tha shkrimtari Muhamad al-Van gazetës Nju Jork Taims, “Ne na kanë skllavëruar kërkesat e jetës familjare, pasi gruaja nuk mund të bëjë asgjë pa praninë e një mashkulli.”

Ai ka të drejtë.

//ad//

XS
SM
MD
LG