Lidhje

Administrata e Presidentit Bush vazhdon të jetë e angazhuar për kalimin e pushtetit në Irak - 2003-12-02


Departamenti amerikan i shtetit thotë se Administrata e Presidentit Bush vazhdon të jetë e angazhuar ndaj një plani për kalimin e pushtetit në duart e një qeverie të përkohshme irakiane deri qershorin e ardhshëm.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, tha dje se Shtetet e Bashkuara po punojnë me irakianët mbi këtë plan, edhe pse shumë irakianë thonë që plani nuk i përfshin ata sa duhet.

Afati për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Këshilli Qeverisës Irakian ranë dakord muajin e kaluar parashikon krijimin e një qeverie të përkohshme të zgjedhur indirekt përmes mbledhjeve. Plani parashikon gjithashtu hartimin e një kushtetute dhe zgjedhje deri në fund të vitit 2005.

Por të djelën, Këshilli Qevrisës bëri thirrje për zgjedhje të drejtpërdrejta mbarëkombëtare për një qeveri të përkohshme, pasi kleriku mysliman shiit më me ndikim në vend shprehu vërejtje për planin.

//ze//

XS
SM
MD
LG