Lidhje

Spanja konfirmon angazhimin e saj në Irak - 2003-12-02


Kryeministri i Spanjës, Jose Maria Aznar deklaroi se trupat spanjolle do të qendrojnë në Irak. Ai i bëri deklaratat vetëm pak orë pas pjesmarrjes në funeralin e 7 agjentëve të zbulimit ushtarak të vrarë javën e kaluar në Irak.

Zoti Aznar i tha sot parlamentit se Spanja nuk do të përkulet përpara shantazhit terrorist sepse një tërheqje e trupave spanjolle vetëm se do t’i forconte terroristët. Në Irak janë dislokuar aktualisht rreth 13 mijë trupa spanjolle. Zoti Aznar vlerësoi lart në fjalimin e tij cilësitë morale të shtatë agjentëve spanjollë që u vranë të shtunën në jug të Bagdatit.

Sot, zoti Aznar, familja mbretërore dhe zyrtarë të lartë morën pjesë në Madrid në funeralin e shtatë oficerëve të vrarë.

//rd//

XS
SM
MD
LG