Lidhje

Ambasada amerikane dhe ajo britanike në Arabinë Saudite paralajmëruan për sulme të tjera terroriste - 2003-12-03


Ambasada amerikane dhe ajo britanike në Arabinë Saudite paralajmëruan rreth një kërcënimi për sulme të tjera terroriste kundër komplekseve ku strehohen shtetasit perëndimorë në kryeqytetin Rijad.

Paralajmërimi i djeshëm nga ambasada amerikane thoshte se ka informacione të konfirmuara që lenë të kuptohet se kompleksi Seder Village në Rijad ka qënë nën mbikqyrjen e terroristëve dhe se edhe komplekse të tjera perëndimore mund të jenë vënë në shënjestër.

Të shtunën, ministria e jashtme britanike i udhëzoi qytetarët e vet që të shmangin udhëtimet e panevojshme në Arabinë Saudite.

Nga një shpërthim vetëvrasës në një kompleks banimi në kryeqytetin saudit muajin e kaluar u vranë 17 veta. Nga shpërthimet në muajin maj u vranë 35 veta, përfshirë edhe disa amerikanë.

Shtetet e Bashkuara paralajmruan gjithashtu amerikanët për sulme të mundshme terroriste kundër interesave perëndimore në Nairobi të Kenias. Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se kishte marrë informacion të besueshëm dhe specifik se autorë sulmesh vetëvrasëse kanë planifikuar të kryejnë sulme kundër hoteleve Stanley dhe Hilton në Nairobi brënda disa ditëve të ardhshme.

//ze//

XS
SM
MD
LG