Lidhje

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy amerikanëve në Irak - 2003-12-03


Trupat amerikane në Irak kanë arrestuar një ndihmës të një kleriku ekstremist shiit në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë.

Gjenerali Mark Kimit tha sot se Amar Jasiri u arrestua gjatë një operacioni të përbashkët me policinë irakiane në një lagje kryesisht shiite të Bagdadit, baza e klerikut Muktada al-Sadër, një kundërshtar i hapur i ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Zyrtarë ushtarakë thonë se zoti Jasiri dyshohet të ketë pasur gisht në pritën e 12 tetorit kundër trupave amerikane në Bagdad, në të cilën u vranë dy ushtarë.

Ndërkohë, njoftohet se autoritetet amerikane në Irak kanë vendosur të krijojnë një njësi paraushtarake të përbërë nga irakianë prej pesë partive politike kryesore të vendit. Sipas gazetës Uashtington Post, zyrtarë amerikanë dhe anëtarë të Këshillit Qeverisës të Irakut thonë se batalioni, me një efektiv prej 750 deri në 850 trupa, do të identifikojë dhe ndjekë basnikë të Sadam Huseinit dhe kryengritës të tjerë që kanë arritur tu shpëtojnë forcave të koalicionit. Ata thonë se forcat speciale amerikane do të punojnë me batalionin.

//rd//

XS
SM
MD
LG