Lidhje

Powell: plani zyrtar i paqes për Lindjen e Mesme nuk ka dështuar - 2003-12-03


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, tha se plani zyrtar i paqes për Lindjen e Mesme nuk ka dështuar, por megjithatë ai tha se do të takohet me arkitektët e një plani të veçantë jo zyrtar të paqes.

Sekretari Pauëll tha në Markok, ndalesa e dytë e turneut të tij në tre vende të Afrikës veriore, se megjithë kundërshtimet nga ana e qeverisë izraelite, ai do të takohet të premten me ish zyrtarë izraelitë dhe palestinezë, autorë të të ashtuquajturës Marrëveshje e Gjenevës. Shefi i diplomacisë amerikane tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin planin ndërkombëtar të paqes, i cili parashikon ndaljen e sulmeve terroriste palestineze dhe ndërtimin e vendbanimeve hebraike si hap i parë drejt paqes dhe shtetit të pavarur palestinez. Secila palë akuzon tjetrën për shkeljen e planit të paqes dhe përpjekjet e paqes janë bllokuar për muaj të tërë.

Procesi i paqes për Lindejn e Mesme është vetëm një nga temat e bisedimeve gjatë takimeve të tij në Afrikën veriore. Ai po përqëndrohet edhe te përpjekjet për nxitjen e reformave politike dhe rritjen e mbështetjes për luftën globale kundër terrorizmit. Para se të nisej për në Algjeri, zoti Pauëll u takua sot në Marok me mbretin Muhamed. Sekretari Pauëll shkon nesër në Bruksel për një takim të ministrave të jashtëm të Natos.

//rd//

XS
SM
MD
LG