Lidhje

Paqja në Lindjen e Mesme diskutohet në Shtëpinë e Bardhë - 2003-12-04


Presidenti Bush dhe mbreti Abdullah i Jordanisë ripohuan angazhimin e tyre për procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, duke u angazhuar të bëjnë ç’është e mundur për ta çuar atë përpara.

Duke folur me gazetarët para fillimit të takimit, presidenti Bush dhe mbreti Abdullah nuk hynë në hollësi.

Ata folën me terma të përgjithshëm mbi shpresat e tyre për Lindjen e Mesme dhe për vendosmërinë për të rigjallëruar bisedimet e bllokuara të paqes.

Mbreti Abdullah u përgjigj shkurt duke thënë se ata nuk kanë hequr dorë.

“Në terren ka shumë vështirësi. Por ne të gjithë po punojmë intensivisht pas skene për të inkurajuar kryeminsitrin palestinez të fillojë dialogun me izraelitët. Ne besojmë se do të ketë hapa konkretë në terren që do ta çojnë procesin përpara”, tha mbreti Abdullah.

Sot, në ditën e takimit të Presidentit Bush me mbretin Abdullah, njoftimet nga rajoni vinin shenja për një përparim të lehtë. Fraksionet palestineze u takuan në Egjipt, për të diskutuar rreth një armëpushimi të mundshëm me Izraelin dhe ka shenja se Izraeli mund të përgjigjet me masa të ngjashme.

Megjithëse nuk i përmendën këto zhvillime, presidenti e bëri të qartë se të dyja palët kanë shumë për të bërë që procesi i paqes të përparojë.

“Ajo që kanë nevojë palestinezët është një udhëheqje që të jetë e angazhuar për aspiratat e popullit dhe nga ana tjetër një udhëheqje e guximshme që të ballafaqohet dhe të luftojë kundër organizatave terroriste dhe Mbreti Abdullah dhe unë, tha presidenti Bush, do të jemi të gatshëm me udhëheqçës të tillë.”

Presidenti shtoi se Izraeli duhet të marrë masa që do të krijojnë mundësitë për lindjen e një shteti palestinez, të mbyllë vendbanimet dhe kolonitë e paligjshme dhe të ndërpresë ndërtimin e murit të sigurimit.

I pyetur rreth një plani alternativ jo-zyrtar paqeje, që u miratua këto ditë në Gjenevë, Presidenti Bush tha se ai nuk sheh ndonjë prorblem me takimin e Gjenevës, por gjithsesi ai e bëri më se të qartë se rruga e së ardhmes është zbatimi i planit ndërkombëtar të paqes. Zyrtarë të administratës amerikane kanëp në plan të takohen nesër me hartuesit e planit të Gjenevës, megjithë kundërshtinmet e Izraelit.

“Është mirë që diskutohet për paqen . Ne duam të sigurorhemi që parimet që do t na çojnë drejt paqes janë të qarta”, tha presidenti.

Hartuesit e të ashtuquajturës Marrëveshja e Gjenevës do të zhvillojnë një takim jo zyrtar me Sekretarin e Shtetit Colin Powell. //rd//

XS
SM
MD
LG