Lidhje

Bomba në një tren shkakton 40 të vrarë në Rusi - 2003-12-05


Në Rusia, shpërthimi i një bombe të fuqishme shkatërroi sot një tren pasagjerësh në Rusinë jugore, afër Çeçenisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 36 vetave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Shefi i Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë, Nikollai Patrushev, tha se 3 gra dhe një burë kryen sulmin. Zyrtarë të ministrisë për situatat emergjente tha se shpërthimi me sa duket kishte për qëllim të shkaktonte sa më shumë gjakderdhje që të ishte e mundur. Presidenti Putin dënoi shpërthimin si një përpjekje për të destabilizuar Rusinë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Rusi.

Bomba shpërtheu gjatë orëve të mëngjesit me trafik të dëndur, ndërkohë që treni po udhëtonte drejt qytetit Mineralnije Vody në rajonin e Stavropolit. Kjo zonë ndodhet në kufi me republikën e Çeçenisë, të shkatërruar nga lufta, ku për vite me radhë separatistët janë angazhuar në një luftë guerrile me forcat ruse. Udhëheqësit e separatistëve çeçenë mohojnë çdo përgjegjësi për shpërthimin e sotëm.

//ze//

XS
SM
MD
LG