Lidhje

Shpërthim i fuqishëm trondit qytetin e Kandaharit në Afganistanin - 2003-12-06


Një shpërthim i fuqishëm bombe tronditi qytetin e Kandaharit në Afganistanin jugor, duke shkaktuar të paktën 18 të plagosur.

Nuk ka pasur njoftime për të vrarë nga shpërthimi, por shefi i policisë së Kandaharit, Mohamed Hashim, i tha Zërit të Amerikës se 7 viktima u plagosën rëndë dhe u morën nga personeli ushtarak amerikan për t’u kuruar. Mendohet se të gjitha viktimat janë afganë.

Zoti Hashim tha se shpërthimi u shkaktua nga lënda plasëse e vendosur në një biçikletë. Bomba dëmtoi rëndë një numër ndërtesash në qendër të qytetit.

Shefi i policisë fajësoi për sulmin guerrilet talebane dhe kryengritësit, që kanë lidhje me qeverinë e përmbysur. Kandahari ishte një bazë e fortë e qeverisë talebane.

//ze//

XS
SM
MD
LG