Lidhje

Autoritetet hollandeze arrestojnë dy të dyshuar për vrasjen e kryeministrit serb Gjingji - 2003-12-07


Autoritetet hollandeze kanë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e kryeministrit serb, zotit Zoran Gjingjiç.

Prokurorët hollandezë thanë se i arrestuan dy të dyshuarit dje në qytetin Roterdam me kërkesë të autoriteteve serbe. Policia e ka identifikuar njërin prej të dyshuarve si Sladjan Konstantinoviç. Mendohet se tjetri është i vëllai Nikosllav. Identiteti i tij pritet të konfirmohet deri nesër nëpërmjet verifikimit të shenjave të gishtrinjve.

Prokurorët thanë gjithashtu se të arrestuarit do të mbahen derisa gjykata të vendosë për ekstradimin e tyre në Serbi.

Autoritetet serbe kanë akuzuar 44 njerëz për konspiracion apo pjesëmarrje në vrasjen e kryeministrit Gjingjiç. Serbia është duke u përgaditur për gjykimin e të akuzuarve për këtë vrasje.

Zoti Gjingjiç, udhëheqës për demokracinë, i cili kryesoi revoltën për shkarkimin e presidentit Sllobodan Millosheviç, u vra në Beograd më 12 mars. Autoritetet sërbe fajësojnë për vrasjen grupin ilegal Zemun, i lidhur me policinë dhe paramilitarët e vijës së ashpër, besnikë të zotit Millosheviç.

//ze//

XS
SM
MD
LG