Lidhje

Afganistan: hetohet vdekja e 9 fëmijëve pas sulmit amerikan - 2003-12-07


Ambasadori amerikan në Afganistan, Zalmay Khalilzad, tha se autoritetet amerikane po hetojnë vdekjen e nëntë fëmjëve afganë të vrarë nga një sulm amerikan.

Ambasadori Khalilzad shprehu keqardhjen e tij të thellë për humbejn e jetëve të pafajshme. Ai tha se një oficer i lartë amerikan si dhe zyrtarë afganë po takohen sot me familjet e nëntë fëmijëve.

Zoti Khalilzad, ushtria amerikane dhe qeveria vendore e provincës Ghazni thonë se goditjet e djeshme ajrore në qytetin jugor të Ghaznit kishin në shenjestër një komandant trupash besnike të qeverisë së mëparshme talebane.

Autoritetet amerikane thonë se komandanti u vra gjatë sulmit, ndërsa banorët vendas thonë se ai shpëtoi.

Në zhvillime të tjera, autoritetet afgane thonë se dy punonjës turq mungojnë dhe mendohet se janë rrëmbyer në një fshat në afërsi të Kabulit.

Zyrtarët thonë se dy ixhinierë indianë u rrëmbyen dje kur po punonin për rindërtimin e një rruge të rëndësishme që lidh kryeqytetin me qytetin jugor të Kandaharit.

Rrëmbimet ndodhin pak ditë pasi kryengritësit talebanë liruan një inxhinier turk, i cili ishte mbajtur afro një muaj, pasi u rrëmbye në të njëjtën rrugë.

//ad//

XS
SM
MD
LG