Lidhje

Putin përshëndet zgjedhjet parlamentare - 2003-12-08


Presidenti rus, Vladimir Putin i përshëndeti zgjedhjet e djeshme parlamentare si një hap i ri drejt forcimit të demokracisë në Rusi, por vëzhguesit ndërkombëtarë i kritikuan votimet.

Rezultatet thuajse përfundimtare tregojnë se partia kryesore që mbështet zotin Putin, Rusia e Bashkuar dhe aleatët e saj, do të kenë kontrollin e Dhomës së Ulët të parlamentit.

Por një zyrtar i lartë i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë tha se zgjedhjet nuk plotësonin standardet ndërkombëtare dhe përbëjnë një hap prapa në procesin e reformave demokratike të Rusisë.//ii

XS
SM
MD
LG