Lidhje

Policia franceze ndalon të dyshuarin si komandant i grupit bask, Eta dhe 2 anëtarë - 2003-12-09


Policia anti-terroriste franceze arrestoi personin e dyshuar si komandantin më të lartë ushtarak të grupit separatist bask, Eta.

Gjatë një operacioni në qytetin jugperëndimor francez Pau, policia ndali Gorka Palacios Aldein dhe tre anëtarë të tjerë të organizatës dhe konfiskoi armë e dokumente të rreme.

Ministri i brendshëm spanjoll, Angel Acebes, i cilësoi zhvillimet e sotme si nga më të rëndësishmet në luftën kundër organizatës Eta. Arrestimet u bënë vetëm 5 ditë pasi policia kapi përsëri një person të dyshuar si ish udhëheqës të grupit, i cili kishte ikur një vit më parë nga një rajon policie.

Organizata Eta fajësohet për vrasjen e 800 vetave që nga fundi i viteve 1960, kur ajo filloi fushatën për krijimin e një shteti të pavarur bask në Spanjën veriore dhe Francën jugperëndimore.

//rd//

XS
SM
MD
LG