Lidhje

HRW kërkon të bëhet më shumë për përmirësimin e gjendjes së romëve nga Kosova që ndodhen në Maqedoni. - 2003-12-10


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch me qendër në Shtetet e Bashkuara bëri thirrje që të bëhet më shumë për përmirësimin e gjendjes së mjeruar të refugjatëve romë nga Kosova që ndodhen në Maqedoni.

Organizata botoi sot një raport lidhur me gjendjen e vështirë të këtyre refugjatëve. Aty thuhet se qeveria maqedonase nuk ka përpunuar një zgjidhje afatgjatë për të ndihmuar refugjatët romë nga Kosova që ndodhen në Maqedoni, numri i të cilëve, sipas vlerësimeve arrin në 25 mijë.

Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë së Maqedonisë dhe agjencive ndërkombëtare të gjejnë mënyrat për të përmirësuar gjendjen ligjore, ekonomike dhe sociale të refugjatëve. Veç kësaj, Human Rights Watch u bën thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të tregojnë gatishmëri më të madhe për të pranuar refugjatët romë që dëshirojnë të vendosen atje.//ii

XS
SM
MD
LG