Lidhje

Afganistan: Zyrtarët ushtarakë amerikanë njoftojnë për vrasjen e 8 civilëve - 2003-12-10


Ushtria amerikane thotë se 8 civilë, prej të cilëve 6 fëmijë, u vranë të premten e kaluar gjatë një sulmi kundër një zone të dyshuar si bazë terroriste në Afganistanin lindor.

Ky incident më parë i pa njoftuar, ishte njëri nga dy incidentet e javës së kaluar gjatë operacioneve ushtarake kundër luftëtarëve të dyshuar talebanë dhe të al-Kaidës, në të cilët humbën jetën edhe fëmijë.

Zyrtarët amerikanë, kanë shprehur keqardhje për vrasjen e 9 fëmijëve afganë të shtunën, në një goditje kundër elementëve të dyshuar si kryengritës.

Ndërkaq, udhëheqësi i kryengritësve afganë, Gulbuddin Hekmatyar, tha në një video se forcat amerikane e kanë humbur luftën në Afganistan, siç u shpreh ai. Zoti Hekmatyar ndiqet nga forcat amerikane për pjesëmarrje në disa sulme të kryera nga elementë talebanë dhe të al-Qaidës.//ic//

XS
SM
MD
LG