Lidhje

Berluskoni: do të ishte një mrekulli sikur udhëheqësit e Bashkimit të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për projektkushtetutën - 2003-12-11


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, tha se do të ishte një mrekulli sikur udhëheqësit e Bashkimit Evropian të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për projektkushtetutën.

Zoti Berluskoni, vendi i të cilit mban kryesinë e radhsë së Bashkimit Evropian, e bëri këtë koment në Bruksel, ndërkohë që udhëheqësit e organizatës filluan të arrijnë për takimin e nesërm të nivelit të lartë që do të përqendrohet tek projektkushtetuta.

Presidenti polak dhe kancelari gjerman u takuan sot në Berlin për dikutime rreth kësaj çështjeje.

Gjermania është një nga vendet që e mbështet me forcë projektin e tanishëm të Kushtetutës.

Spanja dhe Polonia, e cila do të anëtarësohet në të ardhmen, e kundërshtojnë me forcë nenin e projektkushtetutës që e lidh numrin e votave me popullsinë.//ii

XS
SM
MD
LG