Lidhje

Dy të vrarë nga shpërthimi në Tel Aviv - 2003-12-11


Si pasojë e një shpërthimi në Tel Aviv u vranë dy vetë, por policia izraelite thotë se duket se incidenti ishte një përpjekje për të vrarë një prej krerëve të botës së krimit dhe jo shpërthim terrorist.

Incidenti ndodhi pranë një kioske për shkëmbim parash, në qendrën financiare të qytetit, pak pas mesditës. Veç dy të vrarëve, nga shpërthimi u plagosën edhe 12 persona.

Dëshmitarët thonë se incidenti ndodhi kur aty pranë po kalonte kryetari i një organizate mafioze, i cili u plagos.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, personi në fjalë ishte marrë në pyetje kohët e fundit nga policia lidhur me akuzat se ai kishte urdhëruar vrasjen e disa rivalëve të botës së krimit.//ii

XS
SM
MD
LG