Lidhje

Shtëpia e Bardhë mbështeti hetimin e rezultateve të një revizionimi financiar të Departamentit të Mbrojtjes - 2003-12-12


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, tha se presidenti Bush pret që departamenti i mbrojtjes të vazhdojë hetimet, duke përdorur masat përkatëse për të siguruar që taksat e amerikanëve të shpenzohen si duhet.

“Zyrtarët e Pentagonit zbuluan disa gjëra që ata menduan se duhet të shqyrtohen më nga afër dhe ne presim që ata t’i sqarojnë ato plotësisht”.

Një revizionim financiar i departamentit të mbrojtjes arriti në përfundimin se një filial i kompanisë amerikane Halliburton i kishte paraqitur ushtrisë fatura prej 61 milion dollarësh më shumë se sa duhej për karburantin e blerë në Kuvajt. Firma Halliburton është një kompani shërbimesh energjetike, inxhinjerike dhe ndërtimi, që punon në gjithë botën. Zyrtarët e Pentagonit thonë se pagesat e tepruara nuk duken se kanë qënë të qëllimshme, por janë rezultat i gabimeve në faturat nga furnizuesja kuvajtiane e karburantit.

Revizionimi financiar zbuloi se 67 milionë dollarë të tjerë u gjetën në faturat për shërbimet ushqimore për trupat në Irak, por këto fatura ende nuk janë paguar.

Nën-presidenti Dick Cheney dha dorëheqjen nga posti drejtues në firmën Halliburton në vitin 2000, ku zoti Bush e shpalli atë kandidat për nën-president. Pa asnjë lloj konkurence, një firme që punon me kontratë me kompaninë Halliburton iu dhanë kontratat më të mëdha të Pentagonit në Irak, të cilat mund të kapin shumën prej 15 miliardë dollarësh.

//ze//

XS
SM
MD
LG