Lidhje

Izraeli i gatshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes - 2003-12-12


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell u takua të premten me ministrin e jashtëm izraelit, Silvan Shalom, për të diskutuar mbi mënyrat për të ripërtërirë bisedimet me palestinezët lidhur me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, i njohur edhe si Harta Rrugore.

Zoti Shalmon u tha gazetarëve në Washington pas bisedimeve se Izraeli dëshiron një raund të ri bisedimesh që të fillojnë menjëherë dhe pa kushte. Ai shtoi se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, do të njoftojë javën e ardhshme në se Izraeli ka në plan të marrë masa të njëanshme ndërkohë që procesi i paqes ka ngecur.

Ndërkaq, zyrtarë ushtarakë izraelitë thanë se palestinezë të armatosur plagosën 7 besimtarë hebrenjë tek një objet i shenjtë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.//xh//

XS
SM
MD
LG