Lidhje

Ushtarakët amerikanë: shpërthimi i kamionit në Bagdat ishte aksident - 2003-12-17


Ushtarakët amerikanë thonë se shpërthimi i një kamioni që la të vdekur 10 vetë në një rrugë të Bagdatit ishte aksident dhe jo sulm me bombë, siç u njoftua fillimisht.

Një zëdhënës amerikan tha se ekspertët kishin përcaktuar se kamioni ishte i ngakuar me lëndë djegëse dhe se kishte shpërthyer pas përplasjes me një autobus.

Më parë, policia irakiane kishte thënë se kamioni ishte i ngarkuar me lëndë djegëse dhe se po drejtohej ndoshta nga një stacion policie por shpërtheu para kohe.

Të hënën makina bomba goditën dy stacione policie në zonën e Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e shtatë policëve, një ditë pasi u njoftua për kapjen e Sadam Huseinit.

Ndërkohë, trupat amerikane arrestuan 12 persona gjatë një operacioni të ri që synonte eliminimin e kryengritësve në qytetin Sammarra, në veri të Bagdadit.//ii

XS
SM
MD
LG