Lidhje

Partia shiite njofton për vrasjen e zyrtarit të saj - 2003-12-18


Partia më e madhe e myslimanëve shiitë të Irakut njofton se njerëz të Saddam Husseinit kanë vrarë një prej përfaqësuesve të saj.

Këshilli i Lartë i partisë Revolucioni Islamik i Irakut tha se përfaqësuesi në fjalë, Muhammad al-Hakim, u vra dje me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij në Bagdat.

Një drejtues i partisë, tha se zoti al-Hakim kishte marrë kërcënime nga zyratrë të ish regjimit të Saddam Husseinit.

Ndërkohë një zëdhënëse ushtarake amerikane njoftoi sot se një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos mbrëmë në një pritë në Bagdat.

Ajo tha se në kohën kur ndodhi sulmi, grupi i ushtarëve ishte duke patrulluar në pjesën qendrore të kryeqytetit. Gjatë pritës u plagos edhe një përkthyes irakian.

Ndërkohë, kryetari aktual i Këshillit Qeverisës të Irakut, Abdul Aziz al-Hakim tha se Saddam Husseini do të gjykohet nga një gjykatë speciale irakiane.

I pyetur nëse Saddami duhet të dënohet me vdekjke, zoti al-Hakim tha se është përgjegjësi e gjykatës të vendosë për dënimin e tij.//ii

XS
SM
MD
LG