Lidhje

Putin: Moska dhe Uashingtoni mbeten partnerë në luftën kundër terrorizmit - 2003-12-18


Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska është e gatshme të bashkohet me vendet e tjera kreditore për të diskutuar rreth pakësimit të borxhit të Irakut, përfshirë 8 miliard dollarët që ai i ka Rusisë.

I dërguari amerikan, James Baker u takua sot me presidentin Putin në Moskë në kuadrin e turneut evropian të zotit Baker që ka si synim të sigurojë mbështetje për një pakësim të ndjeshëm të borxhit irakian. Britania, Gjermania, Franca dhe Italia gjithashtu ranë dakord ta mbështesin këtë ide.

Para se të takohej me zotin Baker, presidenti Putin tha se Moska ende beson se ndërhyrja në Irak ishte e pajustifikuar. Ai paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të mos ushqejnë ato që ai i quajti ”ambicje prandorake”, duke thënë se perandoritë janë rrëzuar nga besimi i tyre i tepruar në vetevete si dhe nga iluzioni i paprekshmërisë.

//rd//

XS
SM
MD
LG