Lidhje

Qeveria shqiptare miraton kontratën e privatizimit të Bankës së Kursimeve nga banka austriake Reiffeisen - 2003-12-20


Qeveria shqiptare miratoi sot kontratën e privatizimit të Bankës së Kursimeve nga banka austriake Reiffeisen, për një vlerë prej 126 milion dollarëve.

Kryeministri Fatos Nano e konsideroi rezultatin e shitjes si një sukses fantastik që dëshmon, siç tha ai, besueshmërinë në situtën makroekonomike dhe qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit.

Banka e Kursimeve është më e madhja në vend dhe kontrollon 50 përqind të depozitave me një vlerë prej 1.3 miliard dollarë.

Ndërkohë, kryeministri Nano ka vazhduar edhe sot bisedimet rreth ndryshimeve të kabinetit të tij qeveritar. Këto bisedime janë bllokuar për shkak të mos arritjes së një marrëveshjeje me Partinë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit dhe partinë e djathtë të re të Genc Pollos.

Socialistët kanë shpërndarë ndërkaq një projekt marrëveshje që do të nënshkruhet nga të gjitha forcat që do të marrin pjesë në atë që do të quhet Koalicioni për Integrim.

//ze//

XS
SM
MD
LG