Lidhje

Rusia e gatshme të falë më shumë se gjysmën e borxhit të Irakut - 2003-12-22


Zyrtarët irakianë thanë se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të falë më shumë se gjysmën e borxhit prej 8 miliardë dollarësh që Iraku i ka Rusisë në shkëmbim të kontratave të biznesit në të ardhmen.

Kryetari i këshillit qeverisës irakian, Abdel Aziz al Hakim tha pas bisedimeve në Kremlin se rreth 65 përqind e borxhit të Irakut mund të falet nga kreditorët. Në fillim të bisedimeve të sotme në Moskë zoti Putin theksoi se kompanitë ruse janë të gatshme të investojnë deri në 4 milardë dollarë në Irak dhe se pret që ato të jenë aktive në procesin e rindërtimit të tij.

Bisedimet me zotin al Hakim dhe me një delegacion të këshillit qeverisës irakian do të përfshijnë edhe diskutime për kontratat ekzistuese disa miliarda dollarëshe që Iraku ka me kompanitë ruse të naftës.

//rd//

XS
SM
MD
LG