Lidhje

Presidenti Bush u bën thirrje amerikanëve të vazhdojnë planet e tyre me rastin e festave të fund-vitit - 2003-12-23


Presidenti Bush u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë planet e tyre me rastin e festave të fundit vitit, megjithëse në Shtetet e Bashkuara u rrit niveli i gadishmërisë si përgjigje ndaj sulmeve të mundshme.

Presidenti vuri dje në dukje se personeli i sigurisë kombëtare do të punojë sa më shumë për të mbrojtur amerikanët. Zoti Bush i bëri këto komente një ditë pasi niveli i gadishmërisë ndaj kërcënimeve terroriste u rrit në nivelin e ngjrës portokalli.

Po dje, presidenti thirri këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare për të shqyrtuar masat e mara për të shtuar sigurinë në aeroporte, porte, ura, centrale bërthamore dhe objekte të tjera të mundshme sulmesh.

Presidenti tha se personeli i sigurimit do të vazhdojë punën këtë sezon festash për të mbrojtur amerikanët nga ndonjë sulm i mundshëm. “Qeveria jonë po bën ç’është e mundur për të mbrojtur vendin tonë.”

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti vlerësoi lart persponat e angazhuar në përpjekjet e sigurisë kombëtare. Ai i bëri thirrje publikut që të festojë sezonin e festave duke e ditur se këta burra dhe gra janë të vendosur që t’i mbrojnë ata.

“Qytetarët amerikanë duhet të vazhdojnë normalisht jetën e tyre, porndërkohë duhet ta dinë se agjencitë përkatëse qeveritare të të gjitha niveleve po punojnë sa më shumë që është e mundur për të mbrojtur qytetarët amerikanë.”

Shkalla e gadishmpërisë në gjithë vendin u rrit të dielën në nivelin e ngjyrrës portokalli, niveli i dytë më i lartë në sistemin e gadishmërisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG