Lidhje

Dita e dytë e gjyqit ndaj 36 të akuzuarve për vrasjen e kryeministrit serb - 2003-12-23


Prokurorët thonë se 36 personat e akuzuar për vrasjen e kryemnistrit serb pro-Perëndimit, Zoran Xhinxhiç, kishin në plan ta përmbysnin qeverinë e Serbisë nëpërmjet një fushate të gjatë me dhunë.

Prokurorët i bënë të njohura akuzat e tyre sot, ditën e dytë të gjyqit që po zhvillohet në Beograd, para një turpi gjykues serb prej tri anëtarësh. Një snajper qëlloi dhe e vrau ish-kryeministrin e Serbisë, jashtë zyrave qeveritare, në muajin mars.

Zyrtarët serbë thonë se komploti kishte në plan të zëvendësonte qeverinë pro-reformave të zotit Xhinxhiç, me elementë aleatë të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, gjatë të cilit po zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës.

//rd//

XS
SM
MD
LG