Lidhje

Parmalat kërkon mbrojtje nga falimentimi - 2003-12-24


Kompania gjigante italiane ushqimore Parmalat kërkoi mbrojtje nga falimentimi, në bazë të rregullave të reja qeveritare që u miratuan dje.

Qeveria italiane ka caktuar shefin e ri ekzekutiv të Parmalatit, Enrico Bondi si komisioner të posaçëm sipas porcedurave të falimentimit. Zyrtarët besojnë se deficiti në llogaritë financiare të Parmalatit kap ndoshta shifrën 8.5 miliardë dollarë.

Sot autoritetet kontrolluan shtëpinë e themeluesit të Parmalatit Calisto Tanzi. Zyrtarët italianë thonë se zoti Tanzi është jashtë vendit, por ka premtuar se do të kthehet.

Zyrtarët e Parmalatit e pranuan javën e kaluar se një bankë amerikane nuk ka të depozituara afro 5 miliardë dollarë në asete, ndryshe nga ç’raportoi kompania në shtator. Prokurorët thonë se po hetojnë 20 persona në lidhje me skandalin financiar, mes së cilëve zoti Tanzi dhe i biri i tij.

//rd//

XS
SM
MD
LG