Lidhje

Shtëpia botuese e librit të znj. Klinton tërheq kontratën me Kinën - 2003-12-24


Shtëpia botuese e librit me kujtime të senatores amerikane Hillary Rodham Clinton tërhoqi të drejtën e botimit në gjuhën kineze,pasi një shtëpi botuese e Kinës nuk pranoi të rifuste në libër pjesët ku kritikohej qeveria e Pekinit.

Një zëdhënës i shtëpisë botuese Simon and Schuster tha se i dërgoi një letër zyrtare shtëpisë botuese shtetërore Yilin Pres javën e kaluar, për të tërhequr të drejtën e botimit të autobiografisë së ish zonjës së parë, të titulluar Histori e Gjallë.

Zonja Klinton u informua në shtator se Yilin Press ndryshoi tekstin e librit të saj, duke fshirë referencat për protestat masive pro demokracisë në vitin 1989 në sheshin Tiananmen. Gjithashtu pjesët lidhur me aktivistin e të drejtave të njeriut Harry Wu ishin hequr nga libri. Kontrata për përkthimin e librit në gjuhën kineze u tërhoq pas negociatave tre mujore lidhur me përkthimin e parë.

//rd//

XS
SM
MD
LG